Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, në prag të fundvitit ka shfrytëzuar rastin që edhe njëherë të flasë lidhur me Qeverinë dhe dështimet e saj, raporton KOSOVANEWS.
Ai ka thënë se Isa Mustafa është duke ecur në një fushë të minuar.
Ja postimi i plotë i tij:
Sot, po përfundon edhe një vit i dështimit të Kosovës si shtet i ri, si rezultat i qeverisjes së korruptuar dhe njerëzve që e udhëheqin atë me mentalitetin politikë esadistë qe s’kanë identitet njerëzor, qytetar, intelektual e as kombëtar.
Isa Mustafa, si një figurë shahu po lëvizë nëpër fushë të minuar pa asnjë objektiv shtetformues, derisa ata që e lëvizin, objketiv të vetin e kanë defunksionalizimin e Republikës për hir të “paqes në ballkan”.
Po hyjmë në vitin vendimtarë për të ardhmen e vendit dhe gjeneratave të reja, dhe fusha e minuar nëpër të cilën po ecin Isa edhe Hashimi duhet të jetë fatale për ta, por jo edhe për Kosovën!
Z.B