Të paktën 130 emigrantë janë zbuluar në një kamion frigoriferik në kufirin bullgaro-turk. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme Bullgare.
Sipas medieve të huaja, emigrantët, 38 burra, 33 gra dhe 58 fëmijë, që ishin prezantuar si sirianë, ishin fshehur pas shisheve me ujë në një kamion frigoriferik në pikën kufitare bullgaro-turke të Kapitan-Andrevo.
Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme bullgare theksoi se: “Gjendja e imigrantëve nuk ishte shqetësuese”. Ndëkohë në gusht të këtij viti, rreth 71 emigrantë u gjetën të vdekur në një kamion frigoriferik të braktisur në Austri nga trafikantët.