Gazeta spanjolle “AS” ka pasur qasje në disa dokumenta për të cilat thotë se janë raportet taktike që Zinedine Zidane dhe stafi i tij teknik kanë përdorur për të përgatitur “El Clasicon” kundër Barcelonës në “Camp Nou”, të cilën e fituan 2-1.
Gazetarët e kësaj gazete pretendojnë se këto shënime të Zidane janë siguruar prej bashkëpunëtorëve të tij, ndaj kanë besueshmëri.
Pikat që dëshmojnë vërtetësinë e këtij dokumenti janë letrat me kokë të Real Madridit dhe siç shpjegohet, këto raporte taktike kanë mbërritur në gazetë përpara luajtjes së ndeshjes.
Dokumenti përmban disa nga aspektet kryesore, që janë pjesë e strategjisë për të mposhtur Barcelonën në klasiken e “Camp Nou”.
Për shembull, presioni që duhej ushtruar ndaj Barcelonës, kur ajo të përpiqej të luante topin.
Gjithashtu, lojtarët e Real Madridit duhet të pengonin linjën ku do të kalonin Iniesta dhe Rakitic, për të mos u lejuar atyre ta merrnin topin me rehati, duke e detyruar lojën e Barcelonës të dilte nga “binarët”.
Madrilenët duhet të ishin vigjilentë për të neutralizuar pikat ndezëse të Barcelonës.
Carvajal duhet të shmangte sulmet e Alba, ndërsa Marcelo ato të Alves. Ndërkohë, janë të caktuar në projektin taktik edhe “merenguesit” qendrorë të Realit. Sergio Ramos u desh të braktisë shpesh pozicionin e tij dhe të spostohej në të majtë, për të neutralizuar diagonalet e Messit, ndërsa Pepe duhej të kontrollonte edhe anën e majtë të sulmit të Barcelonës, ku aktivizohej Neymar. Casemiro duhej të përforconte aksin mbrojtës.
Your article helped me a lot, is there any more related content? Thanks!
Your article helped me a lot, is there any more related content? Thanks!