Sulmuesi vetëvrasës që shpërtheu veten në qendër të Stambollit dje ku vdiqën 10 persona dhe u plagosën 15 persona është identifikuar si siriani Nabil Fadil(28 vjeçar).
Zyrtarët turq kanë deklaruar se Fadil është i lindur në Arabinë Saudite.
Siç shkruajnë mediat turke, bëhet fjalë për një pjesëtar të ISIS-it i cili më herët është inflirtruar në Turqi ku ka ardhur nga Siria.
E përditshmja “Sabah” shkruan se sulmuesi vetëvrasës ka hyrë në Turqi si refugjat nga Siria më 5 janar. Shërbimi I emigracionit turk i kanë marrë shenjat e gishtave për qka autoritetet shumë shpejt kanë mundur ta identifikojnë sulmuesin.
Në gjithë Turqinë sot dhe dje janë arrestuar 68 persona si të dyshuar se janë pjesëtarë të ISIS-it, por nuk është e sigurt se të gjithë kanë lidhje me sulmin në Stamboll, transmeton AFP.
Në mesin e të arrestuarve janë edhe tre shtetas rusë.