Në bibliotekën e Universitetit të Kembrixhit është zbuluar libri më i vjetër në botë i shtypur me ngjyra.
Pas disa eksperimenteve është mësuar se libri më i vjetër në botë i shtypur daton nga viti 1633, dhe është shtypur në studion “Ten Bamboo” në Nanjing të Kinës. Libri quhet “Shi zhu zhai shu hua pu”, në të cilën janë shtypur piktura me ngjyra dhe kaliografi të ndryshme.
Ajo çka ka befasuar më së tepërmi departamenti i librarisë është freskia e mahnitshme e imazheve, Shkruan CNN. Libri ishte shtypur me një teknikë tradicionale kineze, e quajtur “Flutur”.
“Ajo çka na ka befasuar më së shumti është freskia e imazheve, sa të japin përshtypjen se nuk janë bërë mbi 300 vjet më parë. Kemi zbuluar se përveç që libri nuk ishte dëmtuar, ai po ashtu ishte i plotë”, është shprehur Charles Aylmer, kryetar i Departamentit të Librarisë Kineze.
138 faqe të librit kanë qenë të shtypura me piktura shumë ngjyrëshe nga 15 artistë dhe kaliografë të ndryshëm, dhe faqe të tjera me tekst, duke kompletuar librin me 388 faqe.
Fletët e librit ishin shumë të brishta, prandaj u është dashur 14 ditë që të përfundojnë të gjitha eksperimentet pa e dëmtuar librin.
Agjencia e lajmeve Kosovanews kosovanews.info







