Gazetari britanik dhe redaktori i politikës së jashtme i The Guardian, fitues i Çmimit Pulitzer, Julian Borger, në librin e tij “Gjyqi i kasapëve”, ka shkruar se ka zbuluar detaje të panjohura më parë në lidhje me kapjen e të kërkuarit për krime lufte Ratko Mlladiç, si dhe rolin që në kapjen e tij kishte presidentit rus, Vladimir Putin.
“Të gjitha presionet për të gjetur dhe arrestuar Ratko Mlladiçin nuk kishin efekt: Familja nuk donte ta tradhtonte. Ata kishin një mbrojtës të fuqishëm të BIA – shërbimin sekret rus (FSB)”, shkruan ai në libër, transmeton Telegrafi.
Sipas tij, FSB-ja dhe Rusia e Putinit ishin të interesuar në mbrojtjen e Ratko Mlladiç, për arsye të ndryshme: sepse Moska e panë atë si një hero të luftës i cili kishte “maltretuar” fuqitë perëndimore, dhe arrestimi i tij vlerësohej si një dështim strategjik për Rusinë.
Njeriu kyç i Serbisë për të kapur Ratko Mlladiçin, sipas asaj që deklaron gazetari britanik, ishte Miodrag Miki Rakiq, i cili e dinte se vetëm FSB është e aftë për kaq shumë vite me sukses ta fshihte Mlladiçin – kështu që në vitin 2010 ai shkoi në Rusi për të shprehur drejtpërdrejt dyshimet e tij.
Në një konferencë në Moskë, sipas redaktorit të politikës së jashtme të Guardian, Rakiq, i ishte afruar Nikolai Patrushevit – spiunit kryesor të Putinit dhe i kishte thënë: “Ndjej të ftohtë nga era që po na frynë nga lindja”.
Ai i ishte përgjigjur se mbrojtja e Mlladiçit ishte urdhëruar nga lart, që ka dhënë të kuptohet se një gjë e tillë ishte urdhëruar personalisht nga Putini.
Pas këtij takimi, mbështetja për Mladiçin kishte përfunduar, dhe siç thotë Bordjer, Rusia në fund e ka “dorëzuar” Mlladiçin.
“Është e qartë se këtë gjë, britanikët e përdorin në konfliktin me Rusinë. Unë nuk jam në dijeni se autori kishte provuar të më kontaktonte ndonjëherë. Nëse dikush ende gjendet në gjyq, dhe titulli thotë se ai është “Kasapi” këtu nuk ka asgjë me objektivitetin”, ka thënë për Blic, Darko Mlladiç, i biri i Ratko Mladiçit. /Telegrafi/