Lajmet e fundit

Zbulohet shkaktari i erës së rëndë në Vushtrri

Drejtori për Inspektime Gëzim Saraqi tha se kundërmimi që shqetësoi qytetarët erdhi nga plehu i tepërt artificial.

“Pas inspektimeve sot kemi identifikuar se në fshatin Nadakofc është një kundërmim i rëndë, si pasojë e përdorimit të tepërt të plehrave artificiale. Do ta shikojmë se sa është e lejueshme apo e ndalueshme dhe konform ligjit do të merren masa”, tha Saraqi për KALLXO.com.

Saraqi tregoi se ende qytetarët e Vushtrrisë nuk janë njoftuar për zbulimin e shkaktarit të erës së keqe.

Informatën e drejtorit Saraqi e konsideron të saktë edhe Mehmet Selaci, kryetari i grupit të këshilltarëve të “Vetëvendosjes” në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë.

“Sot së bashku me drejtorin e inspeksionit Gëzim Saraçi dolëm ne terren për të verifikuar një informatë në lidhje me kundërmimin, informate e cila rezultoi e saktë, ku konstatuam se ky kundërmim po vjen si pasojë e përdorimit në sasi të madhe të plehrave në fshatin Nadakovc”, tha Selaci për KALLXO.com.

Për erën e rëndë që vinte në Vushtrri ishin ankuar qytetarët, ndërsa Selaci nga faqja e tij në Facebook u kishte bërë autoriteteve komunale thirrje që ta marrin vesh pse po ndodhte ky fenomen.

KALLXO.com shkroi për këto shqetësime të qytetarëve para katër ditësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.