Lajmet e fundit

Zëdhënësja e Eulex-it provokon Fisnik Ismailin, në Facebook

Zyrtarja për informim në zyrën e Eulex-it, Besa F. Domi, ka një ftesë të veçantë për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismailin.

Në profilin e saj në Facebook Besa Domi, ka publikuar një fotografi provokative duke i bërë thirrje deputetit Ismaili që të shkojë të luajë me të në fushat e basketbollit në Gërmi.

Ismaili i cili për momentin ndodhet në arrest shtëpiak, ku po e vuan dënimin se hodhi gaz lotsjellës në kuvend për të penguar zhvillimin e seancës plenare, është fans i lojës së basketbollit. Ai shpesh publikon fotografi nga ky vend duke luajtur me miqtë e tij.

Mirëpo, Domi e rikujton se Fisnik Ismaili s’mund t’i përgjigjet thirrjes së saj, sepse do ta thyente ligjin.

Por a do ta thyente ligjin Fisnik Ismaili për ftesën e Besa Domit? Kjo mbetet të shihet.

Fisnik IsmailiFisnik Ismaili

Leave a Reply

Your email address will not be published.