Armend Zemaj deputet nga radhet e LDK’s, ishte i ftuemi i pare ne emisionin Rrokum Roll.
Zemaj ka thane se autoriteti i kushtetueses ka qene shpesh i lenduem, nga vendimet qe i ka marre Gjykata Kushtetuese, dhe na pelqyen apo jo, jane respektue vendimet qe jane marre nga kjo Gjykatë.
“Çashtje si kjo e marreveshjes asht adekuate per kete Gjykate, asht institucioni i vetem qe mundet me u marre me kete lande”, tha Zemaj tue bisedue per dergimin e marreveshjes se Brukselit ne Kushtetuese.
Ndersa per Demarkacionin Zemaj ta se jane komisionet qe duhet me u marre me kete cashtje.
“Na duhet me pase dialog te mbrendshem, e tek atehere dalim serioz para partnereve nderkombetar”, vleresoi Zemaj.
“Na jemi pjese e institucioneve, por pamvaresisht kesaj i takon te parit te vendit me krijue vend per dialog me ma te vegjelit”, tha Zemaj.
Simbas tij, asht dhane maksimumi nga LDK per cashtjet madhore.
“Nuk asht dhane mundesia per me dhane nji perceptim adekuat per te mirat apo te kqijat”, tha Zemaj per raportin e UNDP’s, por “zhvillimet qe kane pase e kane pru kete rezultat”.
Pa dashte me hi ne gjana te tjera, nuk mundem me ndryshue nji mendim qe e kam me vite”, tha Zemaj per vendimin e vet kunder koalicionit me PDK’n,
“Une jap kontributin tim me ba pune te mira, po nuk mundem me ndryshe mendimin tim”, “kur kryhet nji pune e mire asnjihere nuk hezitoj me lavdu”, tha nder tjera Zemaj.
“Kosova dhe autoriteti i saj asht tu’ u lendue cdo dite e ma shume nga keto zhvillime ne vend”, tha Zemaj per ngjarjet ne keto kohe te fundit ne vend.
“Gjitmone ka pase dhe ka me pase”, tha Zemaj ne pyetjen e moderatorit Jupolli se a ka dualizem ne koalicion.
“Jo apsolutisht asnjiher”, u pergjigj Zemaj ne pyetje se a e ka hek nenshkrimin nga hetimi per SHIK.
“Nuk kam ndryshim ne qendrimin tim per kete cashtje, dhe as nuk kam me pase”.
“Fatos Klosi ka nejt personalisht ne hotele, ka qendru me persona qe nuk ja kane dashte te miren e vendit, qe e kane pengu çlirimin e vendit”, tha nder tjera Zemaj.
“Mendoj qe pak asht egzagjeru, po flitet per dicka qe jane dhane mendimet e caktueme. Me zhvillimet e fundit s’asht qe s’mundemi me prit edhe zhvillime te tjera, mundet me pase edhe zgjedhje te jashtezakonshme. Asnjihere s’kam me i ik pergjegjesis publike, po une kam qef qe juve me ju ba ma kureshtar per me u marre ma shume me kete teme”, tha Zemaj ne pyetjen se nese e ka ndryshue mendimin per votimin ose jo te Hashim Thacit per President.
“Gjanat qe jane transparente nuk duhet me u harrue, vendimet qe jane marre duhet me u mbajte ne mend”, shtoi Zemaj.
https://www.youtube.com/watch?v=3Vmbje6SmRA