Lajmet e fundit

Zemaj: Mazhoranca ta ftojë Opozitën për dialog

I takon mazhorancës që të ftojë Opozitën në dialog dhe askush që bartë përgjegjësi për vendin nuk besoj se do të ikë nga ky detyrim”, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj.

“Nëse ka barrikadime, nuk do të gjejmë një rrugë të duhur për një kohë të gjatë dhe nëse duhet intervenimi nga jashtë, atëherë humb kredibiliteti ynë si shtet”, tha ai, në një lidhjet direkte në Info Magazine nga Parlamenti i Kosovës.

“Po shpresoj që krerët e subjekteve politike që të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje adekuate për të dalë nga kjo situatë. Kjo situatë nuk iu pëlqen as miqve tanë ndërkombëtarë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.