Lajmet e fundit

Zemaj: S’ka arsye për fletë-arrest por do t’i përgjigjem drejtësisë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Armend Zemaj, për të cilin Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar nj fletëarrest, ka thënë për Klan Kosova se ai nuk është në dijeni se po kërkohet që të arrestohet.

Mirëpo, në përgjigjen që ai ka dhënë për Klan Kosova, ka thënë se do t’i përgjigjjet drejtësisë për shkak se është pro funksionimit të ligjit.

“Asnjë arsye për lëshimin e fletëarrestit nuk ka. E para, ende askush nuk më ka kontaktuar asnjë organi i drejtësisë dhe e dyta unë nuk jam person që nuk i përgjigjem drejtësisë, sepse jam kontribuues i pakontestueshëm që të kemi një shtet ku funksionon rendi dhe ligji”, u shpreh Zemaj.

Ndër të tjerash ai ka bërë të ditur se për momentin po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ftesë nga komuniteti shqiptar që jeton atje.

Sipas burimeve të Klan Kosovës, është lëshuar fletë-arrest për deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj.

Gjithashtu, sipas këtyre burimeve, fletë-arrest është lëshuar edhe për Liburn Aliu, aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prishtinë.

Fletë-arreste janë lëshuar edhe për 4 persona të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.