Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj i është kundërpërgjigjur Albulena Haxhiut, e cila tha se sot do ta padisë ate.
Ai ka thënë se njerëzit me ‘paranoja histerike’ (do të thotë, Haxhiu në këtë rast), nuk mund ta pengojnë angazhimin e tij.
Ky është postimi i plotë i Zemajt:
Bandat e kuqe kanë vetëm një detyre, shkatërrimin e shtetit dhe njollosjen e personalitetëve që kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për shtetndertimin e vendit tonë.
Njerzë me paranoja histerike të mbyllur në botën e tyre virtuale as nuk mund të me demtojnë dhe as të më pengojnë në angazhimin tim të dinjitetshem, të ndershëm si dhe në perkushtimin tim të sinqerte ndaj atyre që më kanë besuar voten e tyre për tre mandate rresht.
Unë i qendroj besnik ligjit dhe kushtetutes se vendit, njeherit edhe mandatit të deputetit.