Zenun Pajaziti, deputet i PDK, tha se nuk prishe pune qe ka aktivitete protestuse per 28 Nandor, edhe pse simbas tij s’asht mënyra ma e mire per me festue Festën e Flamurit.
Pajaziti bani thirrje për mospërdorim të dhunës gjatë këtij manifestimi publik qe ka me u mbajte nga opozita.
“Dhuna nuk na çon askund”, tha ai.
“Jane akumulue nji varg i çashtjeve qe po pretendohet se jane problematike, te cilat nuk duhet me nda klasen politike e çashtjet mos me kalue ma tutje”, tha Pajaziti, tue shtue se nuk don me i komentue ngjarjet e koheve te fundit.
“Veprimet e opozites jane veprime jodemokratike. Na duhet me u ule me ba punen tone si te pjekun”, bani thirrje Pajaziti.
Pajaziti i spjegoi problemet politike në degën e PDK’s në Gjilan, tue thanë se mbas zgjedhjes si kryetar i kësaj dege, ka për qëllim këndelljen e kësaj dege dhe të qytetit të Gjilanit.
https://www.youtube.com/watch?v=0L_1Br0bXy0