Zëvendëskancelari gjerman, Sigmar Gabriel ka thënë se Turqia dhe jo Rusia, është ‘lojtari’ i paparashikueshëm në regjion.
Gabriel ka folur për gazetën gjermane “Spiegel” rreth incidentit ajror turko-rus në kufirin e Turqisë me Sirinë, transmeton KosovaPress.
“Ky incident tregoi se, bazuar në deklaratat e vendeve të tjera të regjion, është një lojtar në regjion që është i paparashikueshëm, dhe ky lojtar është Turqia dhe jo Rusia”, ka thënë ai.
Sipas tij, Turqia ka luajtur një rol të vështirë në konfliktin sirian.