mbasadori i SHBA-ve në Kosovë Gregory Delawie ka thënë sot në Mitrovicë se SHBA-të janë duke punuar shumë për t’i inkurajuar të gjitha shtetet e botës që të votojnë në favor të Kosovës për anëtarësim në UNESCO.
“Mendojmë se kjo është një çështje shumë e rëndësishme. Votimi do të ndodhë të hënën e ardhme në Asamblenë e përgjithshme të UNESCO-s. Jemi duke punuar shumë me të gjithë partnerët në Kosovë si dhe me tërë botën, për t’i inkurajuar të gjitha shtetet që të votojnë në favor të Kosovës, sepse kjo do të ishte rezultati më i duhur dhe më i përshtatshëm për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të të gjitha komuniteteve në Kosovë”, ka thënë ambasadori amerikan Delawie.