Liderët e partive në pushtet i kanë shpeshtuar takimet e tyre me strukturat e partive nëpër komunat e Kosovës. Një dalje e tillë në terren po shihet si përgatitje për zgjedhje, meqë e dinë se shumë shpejt do të organizohen zgjedhjet e parakohshme.
Zyrtarë të partive në pushtet e mohojnë një gjë të tillë, duke thënë se kjo është në vazhdën e konsolidimit të degëve nëpër komuna, por nuk ka të bëjë me zgjedhje, sepse ato janë në vitin 2018.
Mirëpo, analistët theksojnë se liderët e partive në Qeveri e dinë se tashmë zgjedhjet janë të pashmangshme, prandaj po e përgatisin elektoratin për një proces të tillë. Mst: Beqiri mohon nisjen e fushatës Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, mohon se organizimi i takimeve me strukturat e partisë nëpër komuna është paralajmërim për zgjedhje të reja.
Ai thotë për “Zërin” se takimi me struktura është në bazë të statutit, por jo që ka lidhje me zgjedhje që mund të mbahen para vitit 2018, kur edhe janë të parapara sipas ligjit.