Njohësi i rrethanave politike në vend, Milazim Krasniqi ka deklaruar se zgjedhjet e parakohshme në Serbi do ta shtyjnë BE-në të kërkojë zgjedhje të reja edhe në Kosovë.
Ai ka thënë për ‘Epokën e re’ se këtë do ta bëjë BE-ja për nevojat e veta, ngaqë i duhen ekipe të reja me mandat të ri për dialogun e ardhshëm dhe për integrimet e ardhshme.
Sipas Krasniqit zgjedhjet e parakohshme pritet të mbahen pas funksionalizimit të Gjykatës Speciale, në fillim të verës ose në vjeshtë.