“Kosova ka treguar shembull të mirë në luftimin e ekstremizmit dhe terrorizmit duke reaguar shpejt në raste të individëve të caktuar”. Kështu është shprehur përfaqësuesi special i Bashkimit Europian në Kosovë, Samuel Zhbogar, gjatë një konference të organizuar në Prishtinë mbi ekstremizmin fetar.
“Radikalizmi fetar është problem në tërë botën dhe jo vetëm në Kosovë. Por, Kosova ka treguar shembull të mirë në luftimin e ekstremizmit dhe terrorizmit duke reaguar shpejt në raste të individëve të caktuar”, është shprehur ai.
Më tej, Zhbogar ka thënë se “shteti i Kosovës, ka mësuar nga praktikat e vendeve të rajonit dhe tanimë ka një përvojë në lidhje luftimin ekstremizmit fetare”.
Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni , është shprehur se pavarësisht problemeve me disa shtetas kosovarë që luftojnë në vende të huaja, “feja islame mbetet një praktikë e mirë, përpos që për interesa të caktuara disa individë e keqinterpretojnë”.
Ai ka deklaruar se ekstremizmi po luftohet çdo ditë e më tepër dhe rezultatet e kësaj lufte janë të dukshme.