Lajmet e fundit
Zhbogar merr peticionin për viza, jep shpresë për liberalizim

Zhbogar merr peticionin për viza, jep shpresë për liberalizim

Organizatat e shoqërisë civile i kanë dorëzuar shefit të Zyrës së BE-së në Prishtinë, Samuel Zhbogar peticionin me nënshkrimet e qytetarëve për liberalizim të vizave.

Atë për 1 muaj e kanë nënshkruar afër 55 mijë qytetarë të cilët i kanë dërguar mesazh BE-së se nuk janë të kënaqur që janë të izoluar dhe janë jashtë liberalizimit të vizave.

Zhbogar është shprehur i lumtur që ka pranuar këtë peticion, të cilin ka thënë se do ta dorëzoj në institucionet e BE-së.

“Janë disa mesazhe që bart ky peticion. E para është frustrimi që qytetarët e shprehin sepse janë të vetmit jashtë këtij procesi dhe izolimi i tyre. Kam dëgjuar nga shumë kosovarë se si kanë humbur mundësi të mira kulturore e sportive pikërisht për shkak të vizave. Ne i kuptojmë këto dhe mesazhi që dua ta jap është se ka shpresë dhe dritë në fund të tunelit për këtë proces”, ka thënë Zhbogar.

Ai ka shtuar se Komisioni do të dalë me raport këtë vjeshtë dhe aty do të kuptohet më shumë se ku është Kosova me këtë proces.

Luan Shllaku nga KFOS-i ka kërkuar në emër të shoqërisë civile që edhe Brukseli e Prishtina të bëjnë më shumë për liberalizimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.