Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka thënë se një gjyqësor i pavaruar në Kosovë është kyç për zhvillimin e Kosovës.
“Gjyqësori duhet të jetë i pavaruar, nuk duhet të ketë ndërhyrje nga askush. Kjo është e rendësishme për gjyqatrët dhe prokurorët për të garantuar punën e tyre , pa asnjë ndërhyrje”, ka thënë Zhbogar.
Sipas tij, Kosova do të sigurojë miratim me kohë të institucioneve të veta. Kosova do ta zvogëloj numrin e lëndëve të rasteve të pazgjidhura.
“Suksesi i gjyqësorit pengohet nga nivei i lartë i korrupsionit. Prioritet duhet të jetë luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe kjo mbetet ende standart i papërmbushur për liberalizmin e vizave. Në Kosovë ka korrupsion të nivelit të lartë, përqëndrimi ka qenë vetëm në korrupsionin e nivelit të ulët. Duhet të ketë një mekanzimë për luftimin e korrupsionit”, ka thënë Zhbogar, transmeton gazeta Tribuba.
Sipas tij raporti për Kosovën për vitin 2015 thotë se është arritur deri diku bashkëpunimi institucional kur kemi të bëjmë me hetime, por numri i dënimeve sipas të njejtit raport mbetet i ulët.
“Besoj që Kosova ka krejt që duhet për të qenë efektive në këtë sistemin e drejtësisë. Mirëpo Kosova duhet të ketë program funksional për mbrojtjen e dëshmitarëve, që të luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni. Ne mbështesim sistemin gjyqësor në Kosovë. Bashkimi Evropian e ka ndihmuar në këtë proces Kosovës dhe pret rezultate në vitin 2016”, ka përfunduar Zhbogar.