Shefi i misionit të BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka vizituar një qendër votimi në Prishtinë duke bërë të ditur se do të vizitoj edhe Komunën e Vushtrrisë, fshatin Prilluzhë dhe më pas veriun e Mitrovicës.
Ai shpreson që edhe në Mitrovicë qytetarët do të dalin të votojnë si në komunat e tjera të Kosovës që edhe banorët e veriut ta zgjedhin vetë përfaqësuesin e tyre.
Zhbogar, i ka ftuar gjithë qytetarët e Kosovës që të dalin të votojnë dhe të vendosin vetë për të ardhmen e tyre.