Lajmet e fundit

Zhbogar:Në raport janë 4 kritere kyçe.

Shefi i Zyres së Bashkimit Evropian në Kosovë Samuel Zbogar ka deklaruar se vlerësim i zyrës që drejton është që të gjitha kriteret e kërkuara mund të përmbushen brenda javëve dhe gjithsesi deri në vitin 2016.

Ai u ndal te 8 kriteret, duke thënë se 4 janë me prioritet.

“Në raport janë 4 kritere kyçe. Bartja e një numri të mjaftueshme të gjyqtarëve në departamentin e krimeve të rënda, krijimin e një historie hetimore dhe konfiskimin e pasurisë. Kjo është e rënd por duhet të punohet më shumë, pastaj pavaresinë në organin e prokurimit, ajo që duhet të bërë është të emërohen njerëz jopolitik në Organin shqyrtues rregullativ, zbatimi i ligjeve të demonstrohet se ky mekanizëm është funksional”, ka thënë ai.

Në grupin e dytë ku janë edhe katër kritere që duhet përmbushur brenda disa muajve, është demarkacioni me Malin e Zi, fondin e migrimit, monitorimi e statusit të ulët të pranimit të kërkesave të azilit dhe e fundit që të sigurohet pavarësia e plotë e Avokatit të Popullit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.