Drejtori i Institutit për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri është shprehur tepër i zhgënjyer me atë se si edhe Kolumbia po e nënshkruan liberalizimin e vizave me vendet e BE-së, derisa Kosova vazhdon të mbetet vendi më i izoluar në rajon.
Ky është reagimi i tij i plotë në Facebook:
Kolumbia, është një vend në bregun veriperëndimor të Amerikës së Jugut, ka rreth 50 milion banorë dhe sot, më 2 dhjetor po nënshkruan marrëveshjen e liberalizimi të vizave me BE (qëndrim i shkurtër). Në anën tjetër, shteti fqinjë, Mali i Zi sot po bëhet vendi i 29 që po i bashkohet NATO-së.
Ndërsa, Kosova, vendi ynë mu në mes të kontinentit evropian është vendi i vetëm në rajon që nuk ka lëvizje të lirë me BE-në dhe ftesa me ju bashkangjitur NATO-së as që është duke u folur!!!!
Qelu tokë!