Deputetët e pozitës tashmë kanë lëshuar sallën e Kuvendit. Ata janë orientuar për në një sallë tjetër brenda Kuvendit ku pritet të vazhdohet seanca. Të vetmit në sallën e ‘vjetër’ kanë mbetur ata të opozitës.
Ndërkohë sigurimi ka shkuar së bashku me deputetët e pozitës ku në sallën e re pritet që të mos lejojnë asnjë deputet të hyjë brenda pa iu bërë kontroll e detajuar./Zeri/