Zjarri ka rënë prej dy ditësh në pyjet e Malësisë së Madhe, por ndërhyrja ka qenë e pamundur për mjetet zjarrfikëse, për shkak të terrenit të vështirë
Deputeti i Qarkut të Shkodrës, Paulin Stërkaj ka deklaruar se nga flakët e zjarrit rrezikohen të digjen disa banesa.
Ndërkohë, kreu i forcave zjarrfikëse në Shkodër, Zamir Sylja, ka sqaruar se zjarri nuk rrezikon banesat.
Burime pranë autoriteteve lokale në Shkodër thonë se ndërhyrja e helikopterëve është e pamundur këtë të diel dhe aksioni për fikjen e flakëve pritet të fillojë ditën e hënë.