Një mace që ishte ngjitur në shtyllën elektrike është shpëtuar sot nga një ekip i zjarrfikësve të Prishtinës
Nuk dihet se çka e ka shtyrë macen të përfundojë në majë të shtyllës elektrike. Në fotografitë e publikuara shihet ekipi i zjarrfikësve që përmes shkallëve kanë arritur ta zbresin macen në tokë, pa u lënduar.
