Lajmet e fundit

Zogaj: Isa Mustafa s’është as Kryeministër e as Diktator

Mysafiri i dytë në emisionin Rrokum Roll ishte Petrit Zogaj, nga Lëvizja Fol.

Në çdo aspekt, partitë në pushtet e kane humb dialogun në publik.

Simbas Zogaj, në këtë diskurs asht fitues opozita, sepse gjithmonë simbas tij, opozita ka pika ku mundet me iu “kapë” pozitës, si asht shembulli me këto 2 marrëveshjet, ndërsa zotni Mustafa nuk mundet ma me dalë me thanë se marrëveshja e Asociacionit asht e mirë.

“S’asht hera e parë që zotni Kurti i sfidon autoritetet”.

Simbas Zogaj, Shefi i policisë dhe policia s’asht dasht me ba atë shpërfaqje qysh e ka ba në zyret e VV’s.

“Opozita e ka fitue debatin publik, sepse qysh kane thanë ata në këto raste lejohet edhe gazi lotsjellës, e nëse e shikojmë me Kod Penal, atëherë del që përdorimi i gazit lotsjellës asht vepër penale. Ata që e kane ba këtë vepër u dasht me mendu edhe për pasojat”, tha Zogaj, tue diskutue për arrestimin e disa deputetëve t’opozites.

“S’asht normal arrestimi i deputetëve”, tha Zogaj, tue shtue se as përdorimi i gazit s’asht normal, por u dasht me gjetë nji zgjidhje tjetër.

“Meqë ka ardhe situata deri këtu, nuk duhet me u thirrë ma seanca plenare, po duhen me u gjetë rrugë tjera”, tha ai.

“Alternativë e daljes nga bllokade asht dialogu mes subjekteve politke”, tha Zogaj.

“LDK sa ka qenë në pushtet e ka tregue qartë që e ka këtë logjikë për pushtet: me i pasë njerëzit e saj në secilin institucion”, tha Zogaj.

Isa Mustafa s’asht as Kryeministër e as nuk mundet me u ba dikator, tha Zogaj, tue shtue se për herë të parë e kam pa nji Kryeministër që e ka gjithë pushtetin e nuk portretizohet si Kryeministër. Por, simbas tij, as kualifikimet se ai asht diktator nuk qëndrojnë.

https://www.youtube.com/watch?v=h8tAcvDJrV4

Leave a Reply

Your email address will not be published.