Lajmet e fundit
Zogaj: Nëse nuk arrihet një dakordim mes partive, zgjedhjet shihen si e vetmja zgjidhje

Zogaj: Nëse nuk arrihet një dakordim mes partive, zgjedhjet shihen si e vetmja zgjidhje

Arbesa Ibrahimi

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, në një prononcim  për Gazetën Blic, ka thënë se punën në Kuvend nuk është duke e pamundësuar vetëm opozita me veprimet e saj. Madje, sipas tij, më shumë është duke kontribuar mosprania e deputetëve në Kuvend, se sa veprimet e partive opozitare.

“Punimet në Kuvend, më shumë janë penguar nga mospjesëmarrja e deputetëve, pra në mungesë të korumit, se sa nga bllokadat sikur që po ndodhë qe disa ditë. Megjithatë, situata e sotme dhe ajo e javës që shkoi, nuk duhet vazhduar, dhe besoj që ka një rrugëdalje nga kjo bllokadë, nëse partitë politike shprehin gatishmëri”, ka thënë Zogaj.

Më pas, ai ka thënë se partitë e koalicionit duhet të dakordohen dhe t’i paraqesin disa alternativa për opozitën, përndryshe mund të ketë edhe zgjedhje.

“Ajo çfarë opozita po bën sot, lehtazi mund të shndërrohet në praktikë parlamentare, dhe gjërat mund të bllokohen vazhdimisht. Prandaj, është e udhës që partitë e koalicionit të kenë një dakordim dhe qëndrim publik në raport me zhvillimet, si dhe të japin opsionet për opozitën. Në të kundërtën, opsioni i zgjedhjeve, shihet si e vetmja zgjidhje praktike”, ka përfunduar Zogaj.

Seanca e Kuvendit e paraparë të mbahej sot, u bllokua nga partitë opozitare, të cilat edhe gjatë ditës së sotme ripërsëritën, se nuk do të lejojnë që të zhvillohet një seancë e tillë, pa tërheqjen e nënshkrimit të Kryeministrit nga Marrëveshjet e Brukselit. /Gazeta Blic

Leave a Reply

Your email address will not be published.