Lajmet e fundit

Zoran Milanoviç: “Kroacia ka zgjidhje, Hungaria të bëjë çfarë të dojë”

Kryeministri i Kroacisë, Zoran Milanoviç ka deklaruar se Kroacia është e përgatitur për mbylljen e kufirit hungarez për të ndaluar rrjedhjen e emigrantëve që përpiqen të arrijnë në Europën Perëndimore.

Zoran Milanoviç në Bruksel ka thënë se “Kroacia ka një zgjidhje, Hungaria mund të bëjë çfarëdo qoftë ajo dëshiron”, ndërsa ka shtuar se Kroacia e ka një plan për sigurinë e qytetarëve të saj, transmeton Kosova News.
“Edhe Kroacia mund të ndërtojë gardhe kufitare, por ne nuk duam një gjë të tillë sepse ndërtimi i gardheve është opsioni i fundit,” shtoi ai.

Më shumë se 180 mijë refugjatë dhe emigrantë kanë kaluar përmes Hungarisë që nga mesi i shtatorit. Hungaria ka mbyllur kufirin me Serbinë, ndërsa pritet të marr vendim që një gjë të tillë të bëj edhe me Kroacinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.