Themelimi i Gjykatës Speciale ishte marrë për ngut. Edhe pasi kanë kaluar gati tre muaj qëkur 82 deputetë të Kuvendit i thanë po themelimit të kësaj Gjykate dhe miratuan dy ligjet për të, ende zyrtarisht nuk dihet se në cilën fazë kanë arritur përgatitje për këtë çështje.
As selia se ku do të jetë Gjykata Speciale ende nuk dihet, edhe pse vendi i përfolur është Haga. Kurse ligji për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë dhomave të specializuara do të hyjë në fuqi veç në shkurt të vitit 2016.