Lajmet e fundit
Zvicër, kapen 14 shqiptarë me drogë

Zvicër, kapen 14 shqiptarë me drogë

Policia e Kantonit të Cyrihut në një aksion të sinkronizuar ka kapur një rrjet droge prej 15 personash. Policia ka sekuestruar 13 kilogramë heroinë dhe 7 kilogramë materie zbutëse. Po ashtu janë sekuestruar 19.000 euro dhe 17.000 franga, të fituara nga tregtia me drogë. Ndërsa policia thotë se ka dëshmi që kjo organizatë ka shitur më shumë se 20 kg heroinë. Hetimet që kanë zgjatur rreth një vit, kanë treguar se njëri nga pjesëtarët, lokalet e marra me qira për veprimtari legale në Dietlikon të Cyrihut i shërbenin njërit nga aktorët kryesorë si vend për fshehjen e drogës. Ky i fundit dhe pjesëtarë të tjerë bënin punën e korrierit duke shpërndarë heroinën te përdorues të ndryshëm në mbarë Zvicrën. një anëtar tjetër bënte punën e shoferit, duke transportuar shitësit e rrugës të heroinës në intervale të rregullta kohore në vendin “e punës” dhe mbrapa. Një pjesëtar tjetër i kreut të bandës kishte një depo droge në Altstetten të Cyrihut. Policia në këtë depo ka gjetur 5 kilogramë heroinë. Sipas komunikatës së policisë, banda kishte një rrjet të organizuar mirë tregtie që arrinte deri në Maqedoni. 15 pjesëtarët e grupit, nga 26 deri në 55 vjeç janë me prejardhje nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova. Në mesin e tyre është edhe një shtetas i lindur në Zvicër.

Leave a Reply

Your email address will not be published.