Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar ka marrë parasysh vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ka të bëjë me vlerësimin e parimeve për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe pret që të gjitha palët ta respektojnë këtë vendim ashtu që akti ligjor i Qeverisë së Kosovës për zbatim të kësaj Marrëveshjeje dhe Statuti pasues të përgatiten sa më shpejtë që është e mundur.
Sipas një komunikate të zyrës së BE-së në Kosovë, Gjykata Kushtetuese është shprehur se Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe do të krijohet siç parashihet me Marrëveshjen e Parë, në përputhje me Kushtetutën.