Shteti Islamik gjithnjë e më shumë është duke i plotësuar rradhët e veta me fëmijë, për të zëvendësuar mijëra militantë të vrarë nga sulmet ajrore që udhëhiqen nga SHBA-të.
Kolonel Pat Ryder, zëdhënës ushtarak në SHBA ka deklaruar se numri i ushtarëve fëmijë është në rritje të vazhdueshme dhe se pikërisht ata po përdoren për të denuar me vdekje të burgosurit, transmeton Gazeta Blic.
“Ne e kemi parë këtë trend të rritet në mënyrë të ndjeshme, sepse Shteti Islamik në mënyrë të detyrueshme rekrueton fëmijë për të shkuar në luftë,” tha ai, duke e quajtur një gjë të tillë si ‘praktikë të pështirë dhe të paligjishme’.
“Kjo është një tregues se ata janë duke u mposhtur gjithnjë e me shumë,” shtoi ai.
Ryder i ka bërë këto komente një ditë pas publikimit të videos të tmershme, ku shfaqen gjashtë ushtarë fëmijë duke vrarë focrat e sigurise siriane të zënë rob nga xhihadistët, transmeton Gazeta Blic.
I pyetur nëse koalicioni me vetëdije po bombardon fëmijet ushtarë, Ryder është shprehur se sulmet ajrore të udhëhequra nga SHBA-të ‘mundohen të shmangin vrasjen e çdo personi të pafajshëm në fushën e betejës.’
“Por, nëse një luftëtar i ISIS-it është i armatosur dhe sulmon, atëherë ai është objektiv legjitim ushtarak,” tha a,i duke përdorur një akronim alternativ për grupin është, cili është i njohur edhe si ISIS dhe Daesh.
Sipas Pentagonit, numri i xhihadistëve të vrarë është në mes 23 mijë dhe 33 mijë.