Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe drejtori i shëndetësisë Arben Vitia vizituan Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, për të promovuar investimet e bëra në këtë qendër.
Ata promovuan ashensorin, laurën elektrike për personat me nevoja të veçanta si dhe aparaturat për fotografim mjekësor.
Ahmeti tha se këto investime janë realizim i premtimeve të dhëna më parë.
“Sot po e përmbushim edhe një premtim. Po promovojnë ashensorin që pacientët të mos ecin në këmbë si dhe rampën për personat me nevoja të veçanta”, tha ai, transmeton KosovaPress.
Ndërsa drejtori i shëndetësisë në Prishtinë, tregoi se këto investime kanë ardhë pas kërkesave të punëtorëve mjekësor në këtë qendër.
Ahmeti dhe Vitia gjithashtu vizituan Qendrën e Studentëve ku takuan drejtorin e kësaj qendre Fatmir Sfishta.
Ata njoftuan Sfishtën me planin për rifillimin e funksionalizimit të qendrës së mjekësisë familjare në ketë qendër, në fillim të vitit 2016.
Sipas Shfistës qendra ambulantive në Qendrën e Studentëve është shumë e nevojshme pasi studentët detyrohen të shkojnë në ambulantat e lagjeve të ndryshme të Prishtinës.
Pas Qendrës së Studentëve kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti dhe drejtori i shëndetësisë Arben Vitia vizituan edhe Qendrën e Mjekësisë Familjare V , në lagjen Bregu i diellit. Në këtë qendër ata panë për së afërmi punën që po bëhet në vendosjen e ashensorit për pacientë./K.Press