Institucioni i Avokatit të Popullit ka prezantuar sot raportin vjetor të vitit 2015. Sfida kryesore për Avokatin e Popullit gjatë këtij viti ka qenë zbatimi i rekomandimit të Avokatit të Popullit, si dhe ngritja e besueshmërisë së qytetarëve në këtë institucion.
Avokati Hilmi Jashari duke folur për kthimin e besueshmërisë së qytetarëve ne këtë institucion është shprehur se besimi i qytetarëve nuk kthehet brenda ditës dhe se ky besim do të kthehet kur të respektohen rekomandimet e Avokatit të Popullit nga institucionet e vendit.
Ai madje tha se në Kosovë nuk po zbatohet Konventa e të drejtave të qytetarëve dhe se Kosova është shumë larg shteteve të rajonit sepse është i vetmi shtet ku qytetarët nuk kanë të drejtë ankese në Gjykatën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.