Lajmet e fundit

​Daçiq: Beogradi i pakënaqur me mosthemelimin e Asociacionit

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka thënë se Beogradi nuk është i kënaqur me implementimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel deri tash, ndërsa kruciale, sipas tij, është themelimi i Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, që nuk është implementuar deri tash.

“Shqiptarët në mënyrë të vazhdueshme po e evitojnë themelimin e Asociacionit, por ajo për të cilën jemi marrë vesh duhet të kryhet”, ka thënë ministri i jashtëm serb gjatë një konference pas një takimi me zëvendëskryeministrin rus, Dmitry Rogozin, në Beograd, transmeton KosovaPress.

Po ashtu, Daçiq tha se Prishtina nuk ka shprehur vullnet që ta mbrojë trashëgiminë serbe dhe për këtë, sipas tij, është shpërblyer nga disa shtete anëtare të BE-së duke votuar pro anëtarësimit të saj në UNESCO. /KP/

Leave a Reply

Your email address will not be published.