Lajmet e fundit

​Donacion amerikan për Kompaninë e Deminimit të FSK-së në Prizren

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë Greg Delawie do t’u drejtohet të pranishmëve në ceremoninë e përmbylljes së trajnimit tre javor të nivelit të parë për trajnim të trajnerëve në njësitin e deminimit të mjeteve shpërthyese dhe në ceremoninë e dhurimit të pajisjeve për deminim.

Pajisjet dedikuar për Kompaninë e Deminimit të Mjeteve Shpërthyese të FSK-së në Prizren janë në vlerë prej 195 mijë dollarë.

Ngjarja do të mbahet në Kazermën e Kompanisë së Deminimit të FSK-së në Prizren, me fillim në orën 10:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.