Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë në manifestimin e opozitës në Gjakovë se as burgosjet, as shantazhet, e as thyerjet e banesave dhe asgjë nuk do t’i ndal dhe nuk do t’ua mbyll gojën deri në anulimin e atyre marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën.
Ai, ua përcjelli mesazhin për ata që kanë mbyllur sytë e veshët se Kosova më nuk është e përgjumur por është zgjuar dhe janë kundër marrëveshjeve.