Dy persona janë arrestuar dhe një arsenal armësh janë kapur nga Policia e Kosovës në Llapushnik dhe Koreticë të Drenasit.
Këto të dhëna janë bërë të ditur përmes një konference për media ku policia e Kosovës edhe ka paraqitur materialin që ka konfiskuar.
Në Llapushnik policia ka bastisur dy lokacione dhe nga aty ka konfiskuar dy armë mitrolezë dhe një mbajtëse të mitrolezit, një pushkë gjuetie dhe 11 fishekë. Ndërsa nga lokacioni i dytë po ashtu në Llapushnik policia ka konfiskuar 11 fishekë si dhe disa mina.
Në fshatin Koreticë të Drenasit policia ka konfiskuar 8 armë mitrolezë, plumba, mbi 28 mina kundër tanke dhe 4 mijë e 200 gram tritol./K.Press