Lajmet e fundit

​Të reshurat e borës, Maqedonia ndalon qarkullimin për kamionë

Si pasojë e reshurave të mëdha të borës, autoritetet maqedonase kanë ndaluar qarkullimin e kamionëve në komunikacion në disa rajone malore, derisa për automjetet tjera më të vogla janë detyruar të përdorin pajisjet dimërore.

Siç raporton agjencia e lajmeve MIA, ndalesa aplikohet edhe për autobusët në rrugën Tetovë-Popova Shapka.

Autoritetet maqedonase, po ashtu, kanë bërë thirrje për qytetarët që të mos udhëtojnë në perëndim të vendit, nëse nuk kanë një nevojë të madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published.