Ministri i Jashtëm rus, Sergeri Lavrov, në një përgjigje ndaj homologut të tij serb, Ivica Daçiq, ka qartësuar edhe njëherë qëndrimin e vendit të tij karshi Kosovës dhe ngjarjeve të fundit në veri të vendit.
Pas arrestimit në Kosovë të drejtorit të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ministri i jashtëm serb u kishte dërguar letër të gjithë përfaqësuesve të OKB-së, ku kishte shprehur shqetësimin e tij për këto ngjarje, transemton lajmi.net.
Ndërkaq, siç citojnë mediat serbe, në letren e kthyer dje nga Lavrov shprehet pajtimi i tij me të gjitha shqetësimet e ngritura nga Serbia për ngjarjet në Veri.
Sipas Lavrov, këto shqetësime janë adresuar edhe nga përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB dhe në Bashkimin Evropian.
Ndryshe, kjo letër e Lavrov tek Daçiq është përcjellë gjatë ditës së djeshme nga ambasadori rus në Serbi, Aleksander Chepurin, gjatë takimit me Daçiq.
Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me.