Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë hedhur sërish gaz lotsjellës në kuvend, porsa ka rinisur seanca. Për këtë arsye seanca u ndërpre serish, duke shkuar në pauzë për 10 minuta. Read More »
Lajme
Sërish është hedhur gaz lotsjellës në seancën për Demarkacionin në Kuvend
Hedhjen e gazit lotsjellës dyshohet se e kanë bërë treshja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, Sami Kurteshi dhe Xhelal Sveçla, raporton Express. Salla e Kuvendit tashmë është zbrazur nga deputetët dhe seanca pritet të fillojë pas 5 minutave. Read More »
Konjufca: Gabimet e komisionit kanë me na kushtu, mos e votoni demarkacionin
Deputeti i VV-së, Glauk Konjufca në seancën për votimin e demarkacionit ka thënë se gabimet e komisionit që ka matur territorin do t’i kushtoj Kosovës. Ai u ka bërë thirrje deputetëve të mos ngutën dhe të mos votojnë këtë marrëveshje. Sipas tij, efekt parësor është territori, ndërsa vizat janë efekt anësor. Fjalimi i tij në Kuvend: Kur ka qenë komisioni ... Read More »
Kryeqyteti mbulohet me borë
Qyteti i Prishtinës ka filluar të mbulohet me borë. Temperaturat kanë shënuar rënie të dukshme duke u shoqëruar me rreshje bore. Moti në vazhdim pritet të jetë i njëjtë. Read More »
Mbledhja e komisionit për Punë të Jashtme dërgon Kuvendin në pauzë
Komisioni për Punë të Jashtme do të mbaj tani një mbledhje në të cilën do të diskutoj për marrëveshjen e demarkacionit. Kjo mbledhje ka bërë që Kuvendi, të shkoj në pauzë për disa minuta. Seanca rinis pas 10-15 minuta. Read More »
Peticionet e nënshkruara ende te karrigia e kryeministrit
Nënshkrimet e mbledhuara që iu dorëzuan kryeministrit Ramush Haradinaj nga Lëvizja Vetëvendosje ende janë para karriges së tij. Vetëvendosje kishte mbledhur me qindra-mijëra nënshkrime të qytetarëve të cilët kundërshtojnë demarkacionin. Dosjet me nënshkrime tashmë i janë dorëzuar dje Haradinajt. Read More »
Fillon seanca për Demarkacionin
Ka filluar të mbahet vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës për Demarkacionin me Malin e Zi, ku deputetët pritet t’i japin epilog kësaj çështjeje. Për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit, nevojiten 80 vota nga 120 deputetë sa ka Kuvendi i Kosovës. Ramiz Kelmendi Deputeti i Kuvendit të Kosovës, sot po merr pjesë në seancë, pasi dje nuk ishte i ... Read More »
Sot pritet t’i japin epilog çështjes së Demarkacionit
Pas seancës maratonike të së martës në Kuvendin e Kosovës ku në rend dite ishte ratifikimi i Projektligjit të Demarkacionit me Malin e Zi, pritet që sot në ora 11:00 deputetët e Kuvendit të Kosovës t’i japin epilog pozitiv kësaj çështje. Mbrëmë pas mesnate, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas rreth nëntë orë debati parlamentar mbylli seancën duke caktuar vazhdimin ... Read More »
Deputetët hynë në sallë, pritet të fillojë seanca
Deputetët e pozitës dhe opozitës, në përjashtim të Listës Serbe, kanë hyrë në sallën e Kuvendit ku pritet të fillojë seanca e paraparë në orën 11:00. Read More »
Mungon Lista Serbe për Votimin e demarkacionit
Përderisa pritet që seanca për votimin e demarkacionit, pa debatit maratonik të mbrëmshëm, në sallën e Kuvendi të Kosovës mungojnë deputetët e Listës Serbe dhe as deputeti Adem Hoxha. Nga radhët e komunitetit serb i pranishëm në sallë është vetëm Sllobodan Petroviq nga radhët e SLS-së. Read More »