Lajmet e fundit

Lajme

Gazi lotsjellës në Kuvend e bën Kosovën “top lajm” edhe në mediat botërore

Gazi lotsjellës është hedhur në Parlamentin e Kosovës nga deputetët të opozitës në një tentim për të pamundësuar votimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Lëvizja Vetëvendosje ka përdorur tri depozita të gazit lotsjellës në ndërtesën e Kuvendit, pasi pritej votimi të mërkurën, duke i detyruar të gjithë politikanët të largohen nga salla. Ky është një nga mediumet ... Read More »

Gazi në Kuvend, lajmërohet Albin Kurti me akuza të rënda ndaj Thaçit, Mustafës e Haradinajt!

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka legjitimuar veprimin e deputetëve të partisë së tij që hodhen gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se ratifikimi i ‘Demarkacionit’ të Murat Mehës me Malin e Zi është legjitimim i tradhtisë së Presidentit Hashim Thaçit. Kurti, ka akuzuar krerët shtetëror Haradinajn, Thaçin dhe ish-kryeministrit Isa Mustafa se kanë vepruar të ndarë ... Read More »

Policia: E gatshme të ndërhyjë në Kuvend, pritet leja e Kryesisë. Aty është edhe ministri

Pas trazirave të krijuar në Kuvend nga Lëvizja Vetëvendosje me hedhjen e gazit, njësia për intervenim e Policisë së Kosovës ka shkuar atje. Bashkë me ta është edhe ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, i cili po koordinohet me policinë. Policia është në pritje të një urdhri nga Kryesia e Kuvendit e cila është në mbledhje për të ndërhyrë ... Read More »

Kjo është deputetja e tjetër VV-së që hedhi gaz

Përveç deputetit Sali Zyba që hedhi gaz në seancë në herën e dytë, edhe deputetja Drita Millaku ka hedhur gaz. E ulir në mes të deputetëve Arbër Rexhaj dhe Ali Lajçit, Millaku ka gjuajtur gaz në seancë kur u vendos për votim amandamenti i Komisionit për Punë të Jashtme lidhur me demarkacionin. Ndryshe, prokuroria ka konfirmuar nisjen e hetimeve për ... Read More »

Ambasadori gjerman kundërshton veprimet e opozitës në Kuvend

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka reaguar për veprimet e sotme në Kuvendin e Kosovës gjatë tentimit për të votuar demarkacionin. Heldt ka thënë se gazi lotsjellës nuk është një instrument i diskutimit politik. “Kjo s’mund të shërbejë si një shembull i mënyrës për të luftuar për ide dhe politike në forumin më të lartë politik në vend”, ... Read More »

Mblidhet Kryesia, pas pak vendimi për deputetët që hodhën gaz

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, pas hedhjes së gazit lotsjellës dy herë radhazi në sallë nga deputetët e Vetëvendosjes është mbledhur në një mbledhje. Sipas burimeve të Indeksonline, në kryesi po diskutohet mundësia e përjashtimit të deputetëve të VV-së që hodhën gaz në sallën ku mbahen seancat. Nëse Kryesia pajtohet për përjashtim, atëherë kërkesa i shkon sigurimit të Kuvendit për ... Read More »

Hedhja e gazit lotsjellës në seancë, vjen reagimi edhe nga Brukseli

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, përmes një postimi në Twitter ka reaguar lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Siç ka shkruar Hahn, një sjellje e tillë nuk ka vend në një demokraci. Read More »

Delawie: Deputetët e VV-së janë të pa ide: Kosova është me e mirë se kaq

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Greg Delawie është shprehur i zhgënjyer me situatën e sotme në seancën për demarkacioni ku deputetët e Vetëvendosjes hodhen gaz lotsjellës. Delawie është shprehur se njerëzit që nuk kanë kurrfar ideja i kthehen sërish dhunës politike për t’i përmbush qëllimet, duke iu referuar deputetëve të VV-së. Delawie u ka bërë thirrje deputetëve që të votohet ... Read More »

Kërcënimi ndaj Ramiz Kelmendit, Prokuroria aktivizohet menjëherë

Prokuroria Themelore e Pejës ka konfirmuar për KALLXO.com se menjëherë ka ndërmarrë veprime pas pretendimeve të deputetit të LDK-së, Ramiz Kelmendi, se është kërcënuar lidhur me votën e tij në Kuvendin e Kosovës për Demarkacionin. Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore te Pejës, Ersan Qavolli, i kontaktuar nga KALLXO.com ka bërë të ditur se menjëherë janë ndërmarrë veprime pas deklaratës së deputetit ... Read More »

Thaçi: Dhuna në Kuvend e papranueshme, Demarkacioni duhet të ratifikohet sot

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha sot se dhuna në Kuvend është e patolerueshme dhe pamje e tmerrshme për Kosovën në botë. Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Demarkacioni duhet të kalojë sot. Lexoni të plotë postimin e Thaçit: ‘Dhuna në Kuvend është e patolerueshme dhe pamje e tmerrshme për Kosovën në botë. I ftoj deputetët ... Read More »