Lajmet e fundit

Artistët serbë e vazhdojnë fushatën e politikës kundër Kosovës në UNESCO

artistet serbPrizren, 11 mars – Tavolinat që kryesisht përdoren për gostitjen e pelegrinëve, që vizitojnë Manastirin e Kryeengjëjve afër Prizrenit, gjatë festave e ditëve të shënuara të kalendarit ortodoks, janë kthyer këto ditë në hapësira pune për artistë serbë nga Kosova e Serbia, shkruan sot Koha Ditore.
Nën tingujt e rock këngëve serbe këta krijues realizojnë punime grafike. Tema që pasqyrojnë në to është shkatërrimi i kishave dhe i manastireve dhe trashëgimisë monumentale. Era e ngjyrave është e fortë në atelienë e improvizuar, afër konakut të dikurshëm të Car Dushanit. Mirëpo as kjo nuk është pengesë që pjesëmarrësit e kolonisë të gjerbin kafenë gjatë pauzës.
Ka disa ditë që Manastiri i Kryeengjëjve është nikoqir i këtij grupi të artistëve, të cilët janë duke realizuar punime grafike që do të ekspozohen në një objekt fetar të këtij qyteti dhe në Graçanicë. Mirëpo katalogu i këtyre punimeve do të përcillet në të gjitha adresat diplomatike të shteteve anëtare të UNESCO-s.
Ndërkohë në një njoftim të Shtëpisë së Kulturës në Graçanicë bëhet e ditur se kolonia grafike që ka grumbulluar disa artistë serbë titullohet “Dhe si pas gjithë kësaj në UNESCO”. Sipas njoftimit ata për shtatë ditë do të krijojnë punime në Manastirin e Kryeengjëjve në Prizren mbi temën e kishave dhe manastireve të shkatërruara si dhe trashëgimisë monumentale, në saje të të cilave do të tërheqin vëmendjen “për rrezikun që i kanoset trashëgimisë së mbetur fetare në Kosovë dhe Metohi”, si dhe të bëjnë thirrje për mbrojtjen adekuate të tyre

One comment

  1. Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me.

Leave a Reply

Your email address will not be published.