Lajmet e fundit

Author Archives: Kosovanews

Polici qëllon me pistoletë në gjoks shqiptarin

Një shqiptar është plagosur me armë zjarri në Itali nga një karabinier. Siç raportojnë mediat lokale ngjarja ndodhi në autostradën “A2” në Salerno. Një efektiv i stacionit në Battipaglia, ishte duke ndjekur me makinë një makinë tip “Fiat Croma” me në bord tre persona. Makina ishte e sinjalizuar si e vjedhur. Në një moment, 3 personat në Fiat braktisin mjetin ... Read More »

Kjo i pret shqiptarët nëse shkojnë për azil në Gjermani

Në një qendër të parë model në Gjermani do të strehohen azilkërkuesit deri sa të sqarohet me saktësi identiteti i tyre e pastaj të vendoset për dëbim apo qëndrim. Çfarë është një qendër ankorimi? Në qendra të tilla ankorimi do të pritet derisa të trajtohet e gjithë procedura e azilit, prej andej azilkërkuesit duhet të kthehen, në rast se azili ... Read More »

Shpresat te Lista Serbe

Ndonëse deputetët e Listës Serbe javën e kaluar janë ulur në ulëset e opozitës në Kuvend, zyrtarët e Qeverisë ende shpresojnë se ministrat e partisë më të madhe serbe do ta vazhdojnë punën në ekzekutiv. Halil Matoshi, këshilltar politik i kryeministrit Ramush Haradinaj, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se pret që Lista Serbe ta rishqyrtojë edhe një herë vendimin për ... Read More »

Partneriteti ekonomik Kosovë-Turqi, i luhatur nga politika

Turqia është një prej shteteve me praninë më të madhe të investimeve direkte në Kosovë. Bashkëpunimi besohet se do të vazhdojë në ritmin e njëjtë, edhe pas zhvillimeve që pasuan dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi. Ky aksion i përbashkët i agjencive të inteligjencës nga Turqia dhe Kosova është lavdëruar nga presidenti turk Recep Tayip Erdogan, ... Read More »

Putin takon sot Erdoganin, bisedime edhe për Sirinë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të takojë sot homologun turk, Recep Tayyip Erdogan, në Ankara. Kremlini tha se Putin dhe Erdogan do të ndjekin një ceremoni për fillimin e centralit të parë bërthamor të Turqisë, nëpërmjet videokonferencës. Objekti do të ndërtohet me bashkëpunimin rus. Putin dhe Erdogan do të bisedojnë edhe për tregtinë dypalëshe dhe bashkëpunimin ekonomik. Më 4 ... Read More »

Bullgaria e gjen zgjidhjen për samitin e Sofjes, përmes statusit për Kosovën

Për shkak të 5 shteteve anëtare të BE-së, pjesëmarrja e Kosovës në samitin e ardhshëm duhet të jetë neutrale ndaj statusit, është bërë e ditur nga zëdhënësja e presidencës bullgare. Bullgaria po punon fort që në samitin e Bashkimit Evropian më 17 maj të marrin pjesë të gjithë anëtarët, pasi disa shtete e paralajmëruan mos pjesëmarrjen, përcjellë GazetaMetro.net. Kjo erdhi ... Read More »

Aksident me fatalitet në Ribar të Madh të Lipjanit

Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 6 të mëngjesit ka ndodhur një aksident me fatalitet në fshatin Ribar i Madh të Lipjanit. “Një veturë ka goditur një këmbësor, mashkull 59 vjeçar, i cili ka ndërruar jetë në QKUK”, Agron Borovci, zëdhënës i policisë. Sips Borovcit, njësiti policor i trafikut rajonal ka dlë në vendin e ngjarjes për të ... Read More »

Shpenzimi i pakontrolluar i pjesës dërmuese të rezervave shtetërore për vetëm tre muaj nga Qeveria e Kosovës ka ngritur alarmimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Kosovë, Ruud Vermeulen, në një intervistë për gazetën “Zëri” ka komentuar shpenzimin e fondeve nga rezervat shtetërore, tërheqjen e një milion eurove për t’i mbuluar faturat e papaguara të serbëve në veri, raportin e publikuar nga Banka Botërore që nxjerr Kosovën ndër vendet që ka shënuar progres prej 9,2 për qind në punësim, si dhe rrezikun që disa skema sociale mund t’ia shkaktojnë buxhetit të shtetit. Për fillimin e shpenzimeve të rezervave shtetërore brenda një periudhe tremujore Vermeulen ka këshilluar që të kufizohet përdorimi i tyre vetëm për shpenzime urgjente dhe të papritura. “Buxheti i Kosovës, gjithashtu, lë mënjanë një shumë të vogël që nuk është e rezervuar dhe jep fleksibilitetin e nevojshëm për t’u marrë me ngjarjet e paparashikuara. Në praktikë ka shumë presion për ta përdorur këtë shumë për t’i financuar nismat e reja të shpenzimeve, duke minuar kështu qëllimin e saj. Si rezultat, një pjesë e konsiderueshme e rezervës tashmë është përdorur në fillim të vitit fiskal. Në këtë kontekst, ne mendojmë se është e rëndësishme të kufizohet përdorimi i këtyre fondeve vetëm për shpenzime urgjente dhe të papritura”, ka thënë Vermeulen. Ai thotë se shumë vende e kanë një rezervë të rastit apo të paparashikuar në buxhetin e tyre për t’i mbuluar shpenzimet urgjente pa i rrezikuar planet buxhetore.

Shpenzimi i pakontrolluar i pjesës dërmuese të rezervave shtetërore për vetëm tre muaj nga Qeveria e Kosovës ka ngritur alarmimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Kosovë, Ruud Vermeulen, në një intervistë për gazetën “Zëri” ka komentuar shpenzimin e fondeve nga rezervat shtetërore, tërheqjen e një milion eurove për t’i mbuluar faturat e papaguara ... Read More »

Qeveria: Asociacioni vetëm brenda institucioneve të sistemit të Republikës

Marrëveshja për Asociacionin e komunave serbe nuk po gjen zbatim, pasi sipas Qeverisë së Kosovës nuk është në përputhje me Kushtetutën. E me këtë nuk po pajtohet Lista Serbe e cila ka vënë edhe ultimatum që Asociacioni të formohet deri më 19 prill, duke thënë se në të kundërtën serbët njëanshëm do ta formojnë atë më 20 prill. Një ditë ... Read More »

Grabitje në Prishtinë

Në rrugën ‘Murat Mehmeti’ në Prishtinë ankuesi mashkull, ka njoftuar se katër persona të maskuar dhe të armatosur, kanë hyrë brenda shtëpisë dhe i kanë grabitur nja shumë të konsiderueshme parash dhe stoli ari si dhe një veturë me targa vendore. Gjatë punës policore vetura e vjedhur është gjetur e braktisur në fshatin Zhur të Prizrenit. Nuk raportohet për të ... Read More »