Lajmet e fundit

Author Archives: Kosovanews

Në ora 13:00 seanca ndaj deputetëve të VV-së që hedhen gaz

Seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj shtatë deputetëve të Vetëvendosjes do të mbahet sot në ora 13:00. Deputetët e VV-së që janë ndaluar për hedhje të gazit në Kuvend, do të paraqiten para trupit gjykues në seancën e sotme. Këtë e ka bërë të ditur për Indeksonline, Mirlinda Gashi, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë. Shtatë deputetëve të ... Read More »

Shtyhet votimi i rekomandimeve në rastin Dehari

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë vendosur që të shtyhet për një seancë tjetër votimi i rekomandimeve dalë nga interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj lidhur me rastin e vdekjes së Astrit Dehari. Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca kërkoi që kjo pikë e rendit të ditës të shtyhet për një ditë tjetër. Konjufca këtë shtyrje e arsyetoi me ... Read More »

Haradinaj i shqetësuar për reduktime të rrymës

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është shprehur i shqetësuar me ndërprerjen e shpeshtë të energjisë elektrike. Haradinaj kërkoi nga ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka që të sqarojë arsyen e ndërprerjes së energjisë me theks të veçantë në Podujevë e që këtë kohë të ftohtë qytetarët po ballafaqohen me mungesë të rrymës. Por pyetja e Haradinajt mbeti pa përgjigje pasi ... Read More »

Ministria e Jashtme e Kanadasë përgëzon Veselin për votimin e demarkacionit

Ministria e Jashtme e Kanadasë ka përgëzuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi. Në urim thuhet se ky është një votim histori për Kosovës, transmeton lajmi.net. “Përgëzimet ndaj Kadri Veselit dhe liderëve të zgjedhur të Kosovës për votimin historik për demarkacionin e kufirit më Malin e Zi”, thuhet në urimin e ... Read More »

Konfiskohet 1123 kilogramë mish në ‘VIVA FRESH’ dhe ‘ETC’

Inspeksioni i Komunës së Mitrovicës i ka konfiskuar dhe asgjësuar 1,123 kilogramë mish nga dy qendra të mëdha tregtare në këtë qytet. Konfiskimi i tyre është bërë pasi mishit i ka munguar deklaracioni. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit në Mitrovicë, Hysni Ahmeti. “Më datën 13.02.2018 janë konfiskuar 573 kilogramë mish në “Viva Fresh” në ... Read More »

Prokuroria kërkon paraburgim për shtatë deputetët e VV-së per Gazin dhe vjedhjen e kartelave

Prokuroria Themelore e Prishtinës, i ka kërkuar Gjykatës Themelore të Prishtinës caktimin e masës së paraburgimit për deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët hodhën gaz lotsjellës dje në seancën për ratifikimin e demarkacionit. Ndër ta është edhe Liburn Aliu, i cili vodhi kartelat e deputetëve për t’ua pamundësuar votimin atyre. Lajmin e ka konfirmuar për zëdhënësi i Prokurorisë së Shtetit, ... Read More »

Thaçi: Në SHBA gjindem për koordinim rreth dialogut me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka deklaruar se aktualisht ndodhet në Uashington me qëllim të koordinimeve për vazhdimin e dialogut me Serbinë. Ai ka thënë se për fazën e re të bisedimeve, ky koordinim është i domosdoshëm. Radio Evropa e Lirë: President Thaçi, a mund të na tregoni paraprakisht se ku gjendeni ... Read More »

Ekskluzive: Kompania e dytë kosovare që importoi mish nga Belgjika

Skandali me mishin e prishur të importuar nga Belgjika për në Kosovë, duket se nuk ka vetëm një kompani kosovare të involvuar në këtë rast. Siç ishte raportuar më herët, kompania importuese “Euro Ida” kishte importuar mish të prishur, 12 vjet të vjetër, nga shteti i Belgjikës, saktësisht nga kompania belge “Veviba”, kompani kjo që tani është duke u hetuar ... Read More »

Këta janë asamblistët që përkrahin Shpend Ahmetin

Vala Peshku, Nol Nushi, Genc Sherifi, Drilon Pireva, Mimoza Sylejmani, Bashkim Beha, Adrian Berisha, Visare Gorani Gashi dhe Qendrim Sahiti janë asamblistët e komunës së Prishtinës që janë ndarë nga Lëvizja Vetëvendosje. Këta asamblistë janë në krahun e kryetarit Shpend Ahmeti , i cili para disa ditësh ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në VV. Në Kuvendin komunal të ... Read More »

Vrasjet politike të serbëve në Kosovë nga UDB-ja

Politikani serb i Kosovës, Oliver Ivanoviq ishte kërcënuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq se do të vritej nëse nuk i bashkohet Listës Serbe, partisë së serbëve të Kosovës që kontrollohet nga Beogradi. Kështu të paktën pretendon dëshmitari Goran Petroviq, ish-ushtarak i Serbisë, që kishte qëndruar bashkë me Ivanoviqin në burg të Mitrovicës. Në një audio incizim, të cilin e ... Read More »