Lajmet e fundit

Author Archives: Kosovanews

Opozita në takim, diskutojnë për ftesën e Mustafës?!

Pas konferencës së Kryeministrit Isa Mustafa i cili ftoi partitë opozitare për dialog, këta të fundit do të zhvillojnë një takim të përbashkët. Burime të Gazetës Kosovanews.info , bëjnë të ditur se opozita do të ketë takim për të diskutuar nëse do t’i përgjigjen ftesës së Isa Mustafës. Takimi do të mbahet pas një gjysmë ore, në selinë e AAK’së. Sot, ... Read More »

Raporti 24-orësh nga Policia e Kosovës

Raporti i Policisë së Kosovës, botohet pa ndërhyrje për të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur brenda 24 orëve në tërë territorin e Kosovës, duke përfshirë edhe kufijtë e saj. RAJONI I PRISHTINËS INCIDENTET KRIMINALE POSEDIM I NARKOTIKËVE Podujevë 03.12.2015 -13:40. Njësiti policor ka ndaluar të dyshuarin mashkull K-Shqiptar (i mitur) dhe gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar ... Read More »

Prokurori kërkon dënimin e Limajt, avokatët: S’ka prova

Në seancën e sotme gjyqësore ndaj Fatmir Limaj dhe të tjerëve, për rastin e Ministrisë së Transportit, prokurori i rastit, Charles Hardëay, ka paraqitur pretendimet e tij, duke kërkuar nga trupi gjykuese që të pandehurit të shpallën fajtor. Kurse, avokatët mbrojtës kanë demantuar të gjitha pretendimet e prokurorit, duke thënë se ai iu ka referuar gabimisht të gjitha provave. Hardway ... Read More »

Kosova e Turqia duan thellim të bashkëpunimit në siguri

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni priti sot në takim ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, në të cilën është biseduar për bashkëpunimin në fushën e sigurisë, ka njoftuar përmes një komunikate për media Zyra e MPB-së. Hyseni i vlerësoi lart marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, sidomos në fushën e ... Read More »

Jahjaga në Qeveri, takim urgjent me Mustafën (Foto)

Presidentja e vendit Atifete Jahjaga është parë tek hynte në ndërtesën e Qeverisë, menjëherë pas konferencës së mbajtur nga kryeministri Isa Mustafa. Mustafa në këtë konferencë bëri të ditur se ju ka dërguar ftesë tri partive opozitare për një takim të përbashkët për të zgjedhur situatën aktuale në vend. Siç duket kjo është edhe arsyeja e këtij takimi urgjent Jahjaga-Mustafa ... Read More »

Mungesa e rrymës dhe e ujit po dëmton bizneset private

Mungesa e energjisë elektrike dhe e ujit, po i dëmtojnë shumë bizneset private sidomos ato që janë të vendosura në Parkun e Bizneseve në Drenas. Kanë qenë vetë pronarët e këtyre bizneseve që sot kanë shprehur këto shqetësime edhe para ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, gjatë një konference informative për zhvillimin e sektorit privat në Prishtinë. Kjo e ... Read More »

Krimineli i luftës pritet si hero në Serbi

Gjenerali serb Vladimir Lazareviq, i dënuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte të kryera ndaj shqiptarëve në Kosovë, është liruar të enjten, pasi ka kaluar 10 vjet në burg, por në Serbi ai është kthyer sikur të ishte hero kombëtar e jo kriminel lufte, shkruan sot Koha Ditore. Lazareviq, i cili u lirua nga burgu pasi vuajti dy të ... Read More »

Sulmohet vetura e Policisë në Shën Petersburg, dy policë të vdekur

Disa persona të armatosur kanë sulmuar një veturë policie në veri të Shën Petersburgut mëngjesin e së premtes, ku dy nga tre policët që gjendeshin në veturë kanë mbetur të vdekur. Sipas dëshmitarëve, polici i tretë ka marrë djegie të rënda në momentin që vetura është përfshirë nga zjarri, transmeton arbresh.info. Ndërkohë që vendndodhja e sulmuesve nuk dihet, Policia është ... Read More »

Kryeziu: Nuk di a e kujton kush Letrën e Shokut Tito?

” Tani qëndrimi amerikan u artikullua fare qartë nga Sekretari i Shtetit vetë. Ky është një rast i volitshëm që partitë parliamentare të Kosovës të lëvizin në një kahe tjetër. Nuk di a e kujton kush Letrën e Shokut Tito? Kur u bë publike, ata që ishin në pushtet e interpretuan si armë në duart e veta për të sulmuar ... Read More »

Ambasadori britanik kundër emërimit të Selvete Krasniqit si gjyqtare të Kushtetueses! (FOTO)

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Conell ka dalë kundër vendimit të Koalicionit PDK- LDK për votimin në Kuvend të kandidates për gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese, Selvete Krasniqi- Gërxhaliu, e cila ishte kandidate për deputete nga radhët e partisë së Isa Mustafës. Ai këtë koment e ka dhënë në një debat interaktive online në Facebook. Ai gjatë këtij debati ka theksuar ... Read More »