Pesë policë kanë rrethuar deputetin e Lëvisjes Vetëvendosje, Fisnik Ismailin, duke mos e lejuar të hyjë në sallën e Kuvendit. Ai nuk është prononcuar në lidhje me këtë. Sipas gazetarëve të Kohës nga vendi i ngjarjes, Ismaili është ndalur menjëherë pas kontrollit të sigurisë. Sipas tyre, ka gjasa që atij i është gjetur diçka e palejuar nga personeli i sigurisë. Read More »
Author Archives: Kosovanews
Opozita s’tërhiqet: Do të vazhdojmë ta bllokojmë Kuvendin
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, pas takimit me liderët tjerë opozitarë ka thënë se opozita do të vazhdojë bllokadën. Ai ka thënë se protesta e tyre do të vazhdojë edhe sot në seancën e Kuvendit, pa sqaruar mënyrat dhe mjetet që do të përdoren. “Ne do të vazhdojmë bllokadën. Do të vazhdojë protesta edhe sot”, ka thënë ai. Read More »
Kryesia kërkon të dijë nga opozita nëse duan ta vazhdojnë seancën (Video)
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka përfunduar mbledhjen e saj. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se mbledhjen e kanë mbajtur pas një propozimi që t’i japin një mundësi opozitës, që kjo e fundit të jap një opsione se si të mbahen seancat pa probleme. Por përfaqësuesja e opozitës tha se opozita mund ta jap ndonjë qëndrim pas takimit të ... Read More »
Përfundon takimi i opozitës, nisen për në sallë (Foto)
Liderët e tri partive opozitare VV, AAK dhe NISMA, kanë përfunduar takimin e përbashkët dhe janë nisur për të hyrë në sallën e Kuvendit. Opozita kanë mbajtur konsultimet e fundit para nisjes së seancës së orë 11:00. Nuk dihet ende nëse deputetët opozitar do ta bllokojnë serish punën në Kuvend, edhe pse një gjë të tillë e ka paralajmëruar Glauk Konjufca i ... Read More »
20 mijë euro për prezantuesen e “Kënga Magjike”? Reagon Ardit Gjebrea
Prezantuesi i “Kënga Magjike” Ardit Gjebrea, reagon ndaj shkrimeve në media të ndryshme, për një çmim të majmë me të cilin thuhet se është rënë dakord të paguhet bashkëprezantuesja e tij, Almeda Abazi. Për bukuroshen shqiptare, e cila prej disa vitesh jeton në Turqi, ku është përfshirë në filma të ndryshëm dhe është bërë pjesë e spektakleve, shkruhet se do ... Read More »
Sigurimi pozicionohet në sallën e Kuvendit [foto]
Personeli i sigurimit ka nisur të pozicionohet brenda sallës së Kuvendit, raportojnë gazetarët e Kohës nga vendi i ngjarjes. Sigurimi ka vendosur kontroll të rreptë deri te hyrja e sallës për deputetët. Kryesia e Kuvendit ka konfirmuar se seanca plenare do të nisë në ora 11. Read More »
Ja si duket burgu ku është dërguar Albin Kurti (FOTO)
Ish-lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili u arrestua të shtunën, pas manifestimit të mbajtur në sheshin “Zahir Pajaziti” është dërguar në burgun e Sigurisë së Lartë, në Dyz të Podujevës. Telegrafi sjell disa fotografi të realizuara ditë më parë brenda burgut të Sigurisë së Lartë. Pas caktimit të masës së paraburgimit prej 30 ditëve, Policia e ka shoqëruar ... Read More »
Këngëtarja alarmon fansat me një status vetëvrasës
Një status i këngëtares Sinead O’Connor i ka alarmuar fansat e saj mbrëmjen e së dielës. “Dy netët e fundit më kanë shkatërruar. Kam marrë overdozë. Nuk ka mënyrë tjetër për të fituar pak respekt. Më në fund do të shpëtoni nga unë”, shkruante këngëtarja në profilin e saj në “Facebook”, ndërsa pak minuta më pas, ky mesazh u fshi. ... Read More »
Para seancës, kontrolle të rrepta gjatë hyrjes në Kuvend
Pjesëtarët e sigurimit në Kuvendin e Kosovës, edhe sot po aplikojnë masa të rrepta sigurie për të gjithë ata që po hyjnë në objektin e legjislativit të vendit ku pas pak pritet të fillojë seanca plenare. Çdo person që po hyn në Kuvend, duke përfshirë edhe deputetët po kontrollohet detajisht nga pjesëtarët e sigurimit në hyrje të Kuvendit. Pavarësisht masave ... Read More »
Edhe KFOR-i në Kuvend (Foto)
Përveç shumë automjeteve të Policisë së Kosovës, në oborrin e Kuvendit të Kosovës janë parë edhe dy vetura të KFOR-it. Po sjellim disa fotografi, ku shihet se oborri i Kuvendit të Kosovës është i mbushur me pjesëtar të Policisë së Kosovës. Read More »