Edhe ditëve të ardhshme vendi ynë vazhdon të mbetet nën ndikimin e fushave me presion të ulët. Një ciklon nga Mesdheu gjatë ditës së nesërme do të zhvendoset në jug të rajonit që do të sjell vranësira dhe të reshura shiu, e në vise malore edhe reshje bore. Gjatë ditës së enjte një tjetër ciklon, me origjinë nga zonat polare ... Read More »
Author Archives: Kosovanews
Kryeministri, vizitë në landet e Baden-Württembergut dhe Bavarisë në Gjermani
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka filluar sot një vizitë zyrtare në landet e Baden-Württembergut dhe të Bavarisë në Gjermani. Gjatë këtyre dy vizitave të rëndësishme për Kosovën, kryeministri Isa Mustafa i shoqëruar nga ministrat Hykmete Bajrami, Blerand Stavileci dhe Arban Abrashi, do të priten nga kryeministrat dy landeve, Winfried Kretschmann dhe Horst Seehofer. Kryeministri Mustafa do t’i ... Read More »
Obama dhe Erdogan pajtohen për nevojën e uljes së tensioneve
Zyra e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar se Erdogan dhe presidenti amerikan, Barack Obama, janë pajtuar për nevojën e uljes së tensioneve, pasi aeroplanët luftarakë të Turqisë e kanë rrëzuar dje një aeroplan luftarak rus, në kufirin me Sirinë, për të cilin Ankaraja thotë se e kishte shkelur hapësirën ajrore turke.Këtë diskutim të dy presidentët e kanë ... Read More »
Publikohen pamjet kur 17 vjeçari gjuhet 16 herë për 13 sekonda (Video)
Momenti tmerrues kur një polic me ngjyrë të bardhë gjuan për vdekje me 16 të shtëna një djalë më ngjyrë, tashmë është bërë publike. Laquan McDonal, 17 vjeçar shihet që po mbante një thikë të vogël teksa po tentonte të ikte nga policia që po e ndiqnin atë, shkruan Dailymail. Zyrtari policor Jason Van Dyke gjuan më armë, dhe vazhdon ... Read More »
Në përpjekje për t’i shpëtuar kolegët nga aeroplani që rrëzoi Turqia, vritet marinsi rus
Një marins rus është vrarë në një mision me helikopter në përpjekje për të shpëtuar kolegët e tij në aeroplanin i cili u rrëzua nga Turqia afër kufirit sirian të martën, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Ai ka vdekur pasi që helikopteri i tij u vu në flakë nga rebelët në veri të Sirisë, aty o aeroplani u rrëzua/ Rebelët ... Read More »
Çeki: Arrestohen 3 trafikantë të migrantëve
Policia e Çekisë thotë se i ka arrestuar tre shtetas çekë, që janë kërkuar nga Belgjika të dyshuar për organizimin e një grupi të kontrabandimit të njerëzve. Zëdhënësi i policisë së Çekisë, Pavel Hanak, tha se personat e arrestuar, to moshës prej 43 e deri në 53 vjeç, janë të dyshuar për organizimin e transferit ilegal të migrantëve nga Shqipëria, ... Read More »
Fatos Klosi: Deputetët e pinë drogën si duhanin
Pyetja se pse politikanët shqiptarë refuzojnë dhe nervozohen nga testi i drogës, edhe pse retorike, vijon të bëhet shpesh këto ditë në opinionin publik. Aktorë të jetës publike dhe politike të së majtës janë të bindur për varësinë e politikanëve ndaj drogës, por ndahen sa i takon numrit të parlamentarëve të droguar. Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, mendon ... Read More »
Lëvizja e re Demokristiane mbështet opozitën
Lëvizja e Re Demokristiane, duke i konsideruar të drejta qëndrimet e tri partive opozitare dhe shqetësimet e qytetarëve për gjendjen e krijuar në Kosovë, ka vendosur që të merr pjesë në manifestimin për Republikën. LRD-ja, përmes një komunikate për media fton aktivistët, anëtarësinë dhe simpatizantët që t’u bashkohen në manifestimin e 28 nëntorit. “LRD-ja fton aktivistët, anëtarësinë dhe simpatizantët që ... Read More »
18 vjet nga luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe Policisë serbe
Sot, bëhen 18 vjet nga luftimet e para frontale ndërmjet UCK-së dhe Policisë serbe. Më 25 nëntor 1997 forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të drejtuara nga komandanti legjendar, Adem Jashari, sulmuan forcat e policisë serbe në Vojnik, të cilat u tërhoqën, duke lënë të plagosur. Të nesërmen një ekspeditë ndëshkimore me 10 automobila e mjete të tjera të motorizuara ... Read More »
Bruksel, hapen shkollat dhe metrot
Metrot dhe shkollat në Bruksel do të hapen sot, pas katër ditë mbylljesh, megjithatë në kryeqytetin belg niveli i sigurisë mbetet i lartë. Autoritetet kanë frikë se një sulm i ngjajshëm me atë të Parisit, mund të ndodhë edhe në Bruksel, pasi të paktën njëri nga personat e armatosur që sulmuan në Paris dyshohet se vazhdon të jetojë në Bruksel, ... Read More »