Lajmet e fundit

Author Archives: Kosovanews

Hyseni: Opozita nuk mund të thirret se po mbron shtetin, përderisa sulmon institucionet

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni ka thënë se opozita nuk mund të thirret se është duke mbrojtur shtetin për derisa sulmon Policinë e Kosovës dhe pronat e institucioneve. Ai ka thënë se pamjet nga protestat e organizuar nga opozita nuk i japin imazh të mirë vendit. Sipas tij, ato pamje më shumë ngjasojnë që vijnë nga vendet e ... Read More »

Opozita mblidhet nesër

Tri partitë opozitare nesër do të takohen sërish. Ky takim është konfirmuar  nga zyrtar opozitar, të cilët kanë shtuar se janë strukturat e tri partive që do të mblidhen në mesditë, pa dhënë detaje tjera. Opozita e bashkuar vazhdon të qëndrojë e palëkundur në kërkesat e tyre, derisa kanë paralajmëruar manifestim më 28 nëntor. Read More »

Veseli: T’i rikthehemi dialogut, të mos rrezikohet jeta e qytetarëve

Thirrje për dialog ka bërë Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli. Ai ftoi opozitën që tu kthehet diskutimeve në Kuvend për çështjen e demarkacionit dhe temat e tjera për të cilat po shprehin shqetësim. Kryeparlamentari ka kërkuar nga të gjitha subjektet që të tregojnë maturi dhe pjekuri për të tejkaluar këtë situatë politike duke apeluar që të hiqet dorë nga dhuna ... Read More »

​Prokuroria: Nuk ka fletë arrest për Zemajn dhe Aliun

Prokuroria e Shtetit nëpërmjet një komunikate për media sqaron se Prokurori i Shtetit nuk ka parashtruar asnjë kërkesë në gjykatë për fletë arrest ndaj deputetit Armend Zemajt dhe Liburn Aliut. “Pas publikimit të lajmit në disa nga portale se kinse është lëshuar fletë-arrest për deputetin Armend Zemaj dhe zyrtarin nga Komuna e Prishtinës Liburn Aliu, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ... Read More »

Ky është parashikimi i motit për fundjavë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton për motin që do të mbizotërojë në fundjavë dhe në ditët në vazhdim. Sipas IHMK-së, pas një periudhe të gjatë kohore pa të reshura , vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferikë. “Në këto kushte do të mbajë mot i vranët dhe intervale të shkurta me diell. Vranësirat ... Read More »

Dardan Sejdiu: Mund të na arrestoni të gjithëve por lufta jonë për Republikë nuk do të ndalet

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, ka shkruar një status në Facebook lidhur me fletë-arrestin për bashkëpartiakun e tij, Liburn Aliu. Sejdiu, është shprehur se ky është një tentim tjetër kundër qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë. Më poshtë mund ta lexoni statusin e plotë të Dardan Sejdiut. “Fletë-arresti për Liburn Aliu është tentativa e rradhës për të goditur ... Read More »

Zemaj: S’ka arsye për fletë-arrest por do t’i përgjigjem drejtësisë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Armend Zemaj, për të cilin Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar nj fletëarrest, ka thënë për Klan Kosova se ai nuk është në dijeni se po kërkohet që të arrestohet. Mirëpo, në përgjigjen që ai ka dhënë për Klan Kosova, ka thënë se do t’i përgjigjjet drejtësisë për shkak se është pro funksionimit të ligjit. ... Read More »

Opozita nesër vendos për veprimet e mëtutjeshme! Reflektimi i qeverisë, shans i mirë për tejkalim të kirzës!

Partitë opozitare nesër do të vendosin për hapat e mëtutjeshëm në lidhje me marrëveshjen për demrkacionin dhe për Asociacionin e Komunave. Një zyrtar i lartë nga partitë opozitare, i ka thënë Gazetës Blic në kushte anonimiteti se nesër, do të ketë takim të përbashkët të partive opozitarem gjegjësisht strukturave të larta të këtyre partive, ku do të vendoset për hapat ... Read More »

Ekskluzive: Armend Zemaj, nuk jam në Kosovë, nuk di asgjë për fletarrestin

Deputeti i LDK-së Armend Zemaj ka deklaruar se nuk është në Kosovë dhe se nuk di asgjë për fletarrestin Deputeti I LDK-së Armend Zemaj nuk është i njoftuar për fletarreshtin e lëshuar nga Prokuroria e Kosovës. Ai gjendet jashtë vendit. “Nuk jam në Kosovë, nuk di asgjë për fletarrestin…” ka thënë përmes telefonit deputeti Armend Zemaj, I kontaktuar nga Botapress. ... Read More »

Qosja: Pushteti i Mustafës si i Millosheviqit, PDK-ja e humbi rrugën historike

Akademik Rexhep Qosja ka thënë se pajtimi për formimin e Gjykatës Speciale, Marrëveshja për krijimin e Bashkësisë së komunave serbe dhe marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi janë tri dhurata të zeza, që kryeministri Isa Mustafa ia dhuroi Kosovës. Ai tha për ‘Epokën e re’ se Bashkësia e komunave serbe është subjekt juridik që realisht e kufizon mëvetësinë e ... Read More »